Agjencia e OKB-së paralajmëron se konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/sudan-6-600x360-1.webp)
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 30 April 2023
Dhuna e vazhdueshme në Sudan mund të zhysë të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).
“Një e treta e popullsisë së vendit ishte e uritur edhe para se të shpërthejnë luftimet. Tani ka mungesë të gjithçkaje dhe çmimet e ushqimeve po rriten në qiell”, tha për dpa Martin Frick, drejtor i WFP-së në Gjermani.
Rritje të ngjashme çmimesh po ndodhin edhe në shtetet fqinje si Sudani i Jugut.
“Në Sudanin e Jugut, i cili po përballet me përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera për shkak të krizës klimatike, çmimet e ushqimeve janë rritur me 28% në një kohë shumë të shkurtër,” tha Frick.
Presidenti de fakto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan ka luftuar zëvendësin e tij Mohammed Hamdan Daglo me ndihmën e ushtrisë që nga 15 prilli.
Daglo është lider i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Dy gjeneralët morën udhëheqjen e vendit prej rreth 46 milionë banorësh përmes dy grushteteve më 2019 dhe 2021.
Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve dhe mijëra janë duke ikur nga vendi.
Qeveritë nga e gjithë bota kanë nisur misione evakuimi për t’i transportuar qytetarët e tyre.
WFP-së i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve.
Sipas Frick, refugjatët që kanë gjetur strehim në Sudan, gratë shtatzëna ose fëmijët e kequshqyer nuk do të mbeten pa mbështetjen e WFP.
“Sapo të lejojë situata e sigurisë, ndihma duhet të rifillojë”, tha ai. /REL/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Lajçak për takimin në Athinë me Kryeministrin e Serbisë: E informova për zhvillimet aktuale në dialog
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me k...
-
Zhduket një person në Pejë
Një person është raportuar i zhdukur në Pejë. “Ankuesi mashkull kosovar ka...
-
40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur në një banesë në Prishtinë
40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë. Ra...
-
Rrāhje si në filma në një kafiteri në Lipjan, arrestohen gjashtë persona
Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në Lipjan pasi u rrahën mes vete në n...
-
A do të hiqen masat ndaj Kosovës – Çka tha zëvendëskryeministri Bislimi e çka BE-ja?
Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit ...
-
Tragjedi në brigjet italiane, mbyten dy anije, dhjetëra të vd*ekur dhe të zhdukur
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë të zhdukur si pasojë...
-
Përdorim i ạrmës, posedim i nạrkotikëve e kạnosje, Policia shumë punë në Prishtinë në 24 orët e fundit
Në vetëm 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar disa incidente, në të...
-
Policia shqipton 1.371 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë...
-
Banorët e fshatit Smallushë në hall nga shtylla elektrike e vjetër që rrezikon të bie
Banorët e fshatit Smallushë në Lipjan kanë raportuar se ka tashmë më shumë se...
-
Dhjetë vjet nga “Parku i paqes” që u vendos mbi urën e lumit Ibër
Sot janë bërë 10 vjet që nga vendosja e barrikadës “Parku i Paqes”. Këtë b...
-
Paralajmërohen protesta: “Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së”
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Us...
-
Kurti pret sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim ministri...