Lajme

Familjarët presin rezultate konkrete, e Kurti thotë se po bën çfarë di dhe mundet për të pagjeturit

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 27 April 2023

”Unë nuk hidhërohem. Bëj çfarë mundem dhe çfarë di”.

Kjo është përgjigja që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë sot, kur për çështjen e të pagjeturve u pyet edhe me doza kritike, nga kryetari i shoqatës ”Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

”Unë i thash: Ti për të ditur di shumë, por edhe mundesh shumë. Edhe iu thash: Të lutem na ktheni përgjigje për personat e pagjetur”, rrëfen Qerkini për klankosova.tv, diskutimin që pati sot me kryeministrin.

-Advertisement-

Albin Kurti

“Unë e kritikoj mospunën dhe jo njerëzit”, thotë tutje babai i cili tash e 24 vjet, nuk di asgjë për fatin e djalit të tij të zhdukur gjatë luftës.

”I kam thënë kryeministrit sot: Zotni çfarë jeni duke bërë? I thash se i kam kritikuar të gjithë, dhe të kritikoj edhe ty”.

Në takimin e 2 majit në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, pritet që ndër pikat e para të jetë miratimi zyrtar i Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë.

E teksa në Kosovë sot shënohet Dita e të Pagjeturve, akoma të zhdukur nga lufta janë 1650 persona.

Për këtë, rezultate të shpejta dhe konkrete pret kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili për klankosova.tv, thotë se më nuk ka vend dhe hapësirë për asnjë lloj mënyre tjetër të asaj pike.

”Nuk ka vend më, e as hapësirë për asnjë lloj ndryshimi në deklaratë”.

“Ka dy vite që tashmë në takimin e fundit që kishim në Bruksel është harmonizuar gjithçka. Janë pajtuar të dyja palat që deklarata të aprovohet ashtu siç është pra me termin që ne e kemi kërkuar ‘Personat e zhdukur me forcë”.

Teksa Hoti thotë për klankosova.tv, se vendimi për miratim, i mbetet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Mbetet në përgjegjësin të kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që deklarata të aprovohet më 2 maj”.

Megjithatë, për këtë ani se shfaqet optimist, ai ka edhe një shqetësim.

“Shpresojmë që deklarata si e tillë të pranohet me 2 maj ashtu siç është harmonizuar, më shume se kaq shpresojmë do të implementohet pastaj me bashkëpunimin e Bashkimit Evropian”.

”Serbia nuk është se ka një vullnet të mirë të implementimit të mirë të kësaj deklarate. Nuk mund të them me siguri të plotë që do të aprovohet sepse nuk është hera e parë që Serbia është tërhequr në momente të fundit në aprovimin e kësaj deklarate”.

Si rezultat i implementimit të kësaj deklarate, Andin Hoti shpreh pritshmëri që ndikimi të jetë më i shpejtë e shumë më konkret.

Kjo siç specifikon për klankosova.tv, në mënyrë që të ketë një numër shumë më të madh të të identifikuarve të personave të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera