Lajme

Rron Gjinovci: Lëvizja Vetëvendosje do të kapë fakultetin e Mjeksisë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 26 April 2023

Drejtori i organizatës jo-qeveritare ORCA, Rron Gjinovci, po thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të kapë fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Prishtinës.

Gjinovci në reagimin e tij thekson se LVV-ja do ta kapë fakultetin e Mjeksisë duke lëshu një vendim të paligjshëm.

Ai paralajmëron se do të bëjë kallzim penal sapo të nëshkruhet ky vendim.

-Advertisement-

“Lëvizja VETËVENDOSJE! po don me kap Fakultetin e Mjekësisë në UP, duke e lëshu një vendim të paligjshëm të cilin do ta kallëzoj penalisht sapo të nënshkruhet. Edhe pse nuk ka mjaftushëm orë pune për me marrë profesora të ri, këta po dojnë me leju që me 1 orë në javë ligjëratë të nji lande obligative me mujt njerëzit me u zgjedhë profesora. Kjo bahet për me i shti profesora do asistenta të vet. Ky është krim ndaj cilësisë në arsim, krim ndaj buxhetit të UP-së. Sa për informim një profesor në UP i ka minimum 6 orë në javë ligjërata” thuhet në reagimin e Gjinovcit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera