20 vjet nga autotransplantimi i parë në Klinikën Zhan Mitrev
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 April 2023
Në dy dekadat e fundit në Klinikën Zhan Mitrev janë kryer pesë autotransplantime. Kjo është një ndërhyrje operative revolucionare në trajtimin mjekësor modern të pacientëve me sëmundje të zemës. Gjatë këtij operacioni, zemra e pacientit rindërtohet jashtë kraharorit, dhe është një procedurë e cila konsiderohet jashtëzakonisht specifike dhe e komplikuar për t’u kryer.
“Kam qenë e sëmurë rëndë, më rekomanduan të drejtohesha te doktor Zhan Mitrev, i cili më ka operuar dhe vetëm pas disa ditësh jam ndjerë shumë më mirë. Kanë kaluar tashmë pesë vjet e gjysmë që kur më ka operuar doktor Mitrev dhe sot ndihem shkëlqyeshëm, punoj në kopsht me aq sa mundem dhe nuk kam asnjë problem. Jam mirënjohëse që ma ktheu jetën.” – thotë Vera Baloska, një nga pacientet me autotransplant, e cila u operua në vitin 2017.
Autotransplantimi i zemrës, si procedurë, ka të njëjtat faza si transplantimi i zemrës nga një donator tjetër. Ndryshimi është se gjatë autotransplantimit organi i dëmtuar nuk zëvendësohet me një organ të huaj, por bëhet rikonstruktimi i vetë zemrës së pacientit të cilit i bëhet ndërhyrja.
Tek pacientët të cilët kanë nevojë për autotransplant zakonisht atriumi i majtë i zemrës është jashtëzakonisht i zgjeruar që e bën të pamundur kryerjen e operacionit brenda kraharorit, prandaj eshte e nevojshme qe zemra të nxirret nga kraharori, të bëhet sigurimi i qarkullimit ekstrakorporal i gjakut, dhe më pas vijon korrigjimi i nevojshëm kirurgjik për të reduktuar atriumin e majtë (valvulën mitrale) të zemrës së pacientit.
Nëse kjo nuk është e mundur, ajo zëvendësohet me një protezë artificiale.
Më pas zemra e rindërtuar kthehet në kraharor dhe lidhet me enët e gjakut si në rastin e transplantit.
Nga viti 2000 e deri më tani në klinikën tonë janë kryer gjithsej 5 operacione të tilla. Ato janë realizuar nga Dr. Zhan Mitrev dhe ekipi i tij.
Eksperienca e doktor Mitrevit në kryerjen e transplanteve/autotransplanteve të zemrës daton që para 26 vitesh kur ai kreu transplantin e parë të zemrës në Gjermani.
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...