Lajme

Dakaj: Dëmi më i madh në KEK është keqmenaxhimi

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 25 April 2023

Gazetari i ekonomisë, Shkelzen Dakaj, ka thënë se dëmi më i madh që është bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës, është keqmenaxhimi, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë që oferta për remontin e blloqeve B1 dhe B2 nga e njëjta kompani tani ka shkruar deri ne 58 milionë euro, nga 38 milionë sa ishte në të kaluarën.

“Njëra prej veprave, është edhe për keqmenaxhim, mendoj që keqmenaxhimi ka pasoja shumë ma të mëdha se sa që këto kanë pasoja. Keq menaxhim është p.sh, një fakt tek B1 dhe B2, janë publike dokumentet, 38 milionë euro kompania e njëjtë që sot është duke e bërë remontin e B1 dhe B2, oferta ka qenë 38 milionë euro. Tani kur është nënshkrua, kjo vlerë ka shku në 58 milionë euro”, ka thënë Dakaj në emisionin “Konfront”.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe keqmenaxhime tjera, sa i përket shkëmbimit energjetik me Shqipërinë që ka çuar në dëme të mëdha financiare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera