A do të ndalohet “TikTok-u” në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 25 Prill 2023
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022.
Ndër shumë tema, ajo u pyet edhe për sigurinë e të dhënave në rrjete sociale, specifikisht në aplikacionin “TikTok”.
Deputeti i VV-së Dimal Basha, ka pyetur komisioneren në lidhje më aplikacionin dhe sigurinë e të dhënave të qytetarëve të Kosovës.
Basha theksoi se shumë shtete janë duke e ndaluar përdorimin e tij, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni.
“Amerika është duke e trajtuar në Kongres çështjen e TikTok-ut, sepse Kina grumbullon informata nga ky aplikacion. Kina nuk është miqësore me ne. Të gjitha të dhënat i transferohen Kinës, a keni ndërmarr diçka dhe si duhet ti adresohemi këtij problemi. Ku mbahen të dhënat e qytetarëve. A keni një propozim. Na mundemi me ndalu dhe mos ta përdorim fare”, pyeti ai.

Sugojeva, tha se kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe nuk është vetëm përgjegjësi e Agjencisë, por se do të diskutojnë me institucionet e tjera.
Ajo theksoi se nuk kanë kontakt me zyrtarët e aplikacionit, teksa shtoi se edhe rrjeti social Facebook, nuk po u kthen përgjigje.

“Ky duhet të jetë vendim zyrtar i shtetit. Për këto dy vjet operim në vazhdimësi jemi duke bërë fushata me i ndërgjegjësu si qytetarët si institucionet. Kjo është çështje e mbrojtjes kombëtare. Nuk kemi kontakt me ta, as Facebook nuk është duke kthyer përgjigje. Ta autorizosh dikë që të vijë këtu është problem. Të dhënat i mban atje ku e ka domenin. Për TikTok-un nuk është vetëm agjencia, do të ulemi bashkë dhe do të diskutojmë më institucionet e tjera, do t’i propozojmë Kuvendit. Ne nuk e kemi marr formatin, Policia çdo ditë merret më këto çështje”, tha ajo.
Në Komision u diskutua edhe çështja e publikimit të listave të veteranëve, ku u kërkua që ata që kanë publikuar ato lista të dënohen.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...






























