Krasniqi për skandalet në sektorin e energjisë: Martini ende ambasador, Nagipi po mbrohet se u kapë duke vjedhur
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 25 April 2023
Analisti kosovar, Albert Krasniqi ka shkruar për situatën në sektorin e energjisë në vend. Ai thotë se KEK-u është kapur përmes një drejtori partiak i cili tashmë është në burg për shkak të dyshimeve me manipulime me tender, ndërkohë që KEK-u në vazhdimësi po pëson humbje shkaku i lënies jashtë funksioni të bllokuat A5.
Krasniqi tutje ka potencuar se KEDS-i ka shkaktuar monopol me çmimin e garantuar, ndërkohë që është subvencionuar me 75 milionë euro të taksave të qytetarëve për të mbajtur fitimet.
Ai në përmbledhjen e tij të problemeve në sektorin e energjisë ka përmendur edhe rritjen e çmimit të energjisë nga ZRRE-ja për 130%. Në reagimin e tij ai ka shkruar edhe për dështimin e investimit në fermën e erës në Çiçavicë për shkak se Qeveria s’ia ka dhënë statusin e investitorit strategjik ÇiçavicaWindfarm dhe refuzimin e projektit për kyçje në gazsjellësin në Maqedoninë e Veriut.
Analisti kosovar tutje thotë se Martin Berisha po mbahet edhe mëtej ambasador edhe përkundër përfoljes për skandalin 100 milionësh dhe Nagip Krasniqi po mbrohet nga pushteti jo pse s’ka vjedhur por që e kanë zënë.
Reagimi i plotë:
Si është menaxhuar në të kaluarën me sektorin e energjisë, mjafton të përmendim çmimin e shitjes së distribucionit prej 26.3 milionë euro – që është fitimi i një viti – dhe faljen e katër hidrocentraleve.
Si po menaxhohet tash me sektorin e energjisë:
- KEK-u është kapur me drejtor partiak, i cili është në pranga për shkak të akuzave të Prokurorisë për manipulime në tender. Nën menaxhimin e tij, KEK ka pësuar dëm prej 30 milionë euro vetëm në vitin 2021 nga rënia e prodhimit, dhe humbje milionëshe po shkaktohen çdo ditë nga lënia jashtë funksionit e Bllokut A5. Në media po dalin çdo ditë skandale prej kontratave një burimore që kapin vlerën e 80 milionë euro;
- KEDS-i – kompani private që ka monopol dhe çmim të garantuar – është subvencionuar me 75 milionë euro prej taksave tona për t’ia mbajtur lartë fitimet;
- KOSTT-it i janë ndarë 40 milionë euro për të paguar faturat e energjisë të serbëve në veri;
- ZRRE-ja – për ne që paguajmë – ka shtrenjtuar tarifat e energjisë elektrike për 130%;
- ÇiçavicawindFarm, kompani ndërkombëtare që planifikonte të investonte 100 milionë euro në projektin për prodhim të energjisë elektrike me erë, është tërhequr pasi institucionet janë vonuar për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik;
- MCC-s i është refuzuar projekti 200 milionë dollar për kyçje në gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut;
- Martini mbahet ambasador përkundër përfshirjes në skandalin 100 milionësh me mafinë energjetike të Ballkanit;
- Nagipi mbrohet nga pushteti, jo pse s’ka vjedhur, por pse e kanë zënë.
Në ndërkohë, dy komisionet hetimore për energji të Kuvendit – për një vit – nuk kanë arritur të zbardhin asgjë. As këta për ata, as ata për këta!
Të tjera
-
Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcénïmin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku...
-
Ministri Aliu për banimin social: Përfituesit e banesave nuk bëhen pronarë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
“Sot mund të shpërbëhet Kuvendi”, çfarë pritet të ndodhë në seancë?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në seancë...
-
21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, i dyshuar edhe për plāgosjen e një polici
Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyr...
-
VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga sea...
-
Rezoluta e Srebrenicës, Bërnabiq thotë se është e shqetësuar për paqen në Ballkan
Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, tha se propozimi i rezolutës për Ditën...
-
Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit nga VV të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban H...
-
Gjendja e njërit nga të plag*osurit të Pejës, shumë e rëndë
Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë. Si pasojë e lëndimeve t...
-
Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare
Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Marrëveshjen ...
-
Haradinaj për letrën e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Veprim për shkak të gabimeve të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për ...
-
Gjuajtje me ar*më në Gjakovë
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Damjan të...
-
Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro
Kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi dje se vendi i tij do t’i ofrojë ...