Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuarit për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2017
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 25 April 2023
Të akuzuarit Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm për falsifikim të rezultateve të votimit.Një deklarim të tillë rreth fajësisë, të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pasi të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësi Gëzim Ademi, i njoftoi se të njëjtit kanë të drejtë që brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave si dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre nuk ishin të pajisur me shkresa të lëndës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, sepse më 22 tetor 2017, pas orës 19:00 në vendvotimin nr.1301X/03R, i cili gjendet në shkollën e mesme “Ulpiana”, në Lipjan, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave, kanë falsifikuar rezultatet e votimit për kandidatë të Kuvendit Komunal të Lipjanit.Sipas aktakuzës, i pandehuri Isak Berisha, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të vendvotimit dhe të pandehurit Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, anëtarë të Këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke manipuluar me 76 votat e kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik.
Tutje, sipas aktit akuzues thuhet se kandidatëve të preferuar të tyre u kanë shtuar; PD 6 vota, Fjala 60 vota, PDK 10 vota, po ashtu kanë hequr për: PDK 14 vota; LDK 8 vota, të cilat i kanë bartur në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219, par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Kurti takohet me Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimin e njohur turk, Orhan Pamuk....
-
Rrëfim i padëgjuar: Cimeri i Ibrahim Rugovës tregon momentet më interesante që kishte kaluar me ish presidentin sa ishin në studime
“Shpirt atdhetari ka pasur gjithmonë”, kështu e nisë rrëfimin për ish preside...
-
Jasharaj: Albin Kurti do mbahet mend si armik i sindikatave
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe K...
-
Tërmet me magnitudë 4.4 në Zvicër
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në mëngjesin e së martës pranë Cyrihut...
-
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe str...
-
Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të ...
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...
-
Sot shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot. ...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Në Hagë vazhdon procesi i ...