Ish-ambasadori Delawie: Vuçiq të mos bëjë probleme në Kosovë, por ta forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 25 April 2023
“Është zhgënjyese që autoritetet serbe kanë ndikuar që serbët e Kosovës të bojkotojnë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delavy.
Diplomati amerikan në pension ka analizuar rezultatet preliminare të votimit, ku morën pjesë 3.5 për qind e votuesve të regjistruar, ose 1567 qytetarë në veri të Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera i cilësoi “pushtim” zgjedhjet e mbajtura pa Listën Srpska.
Me një qëndrim të tillë, megjithatë, nuk pajtohet ambasadori Delawie.
“Mënyra më e mirë që komuniteti serb i Kosovës të përmirësojë pozitën e tij është të zgjedhë përfaqësuesit e tij – të cilët janë përfaqësues të vërtetë të votuesve. Dhe që përfaqësuesit e tyre të zgjedhur të punojnë me deputetë të tjerë në projekte për të përmirësuar komunitetet e tyre dhe vendin në tërësi”, tha ish-përfaqësuesi diplomatik amerikan në Kosovë.
Delawie paralajmëron se një retorikë e tillë e presidentit të Serbisë mund të forcojë tensionet në Kosovë dhe Serbi.
“Nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët e atyre vendeve. Serbia gjatë pesë viteve të fundit ka pësuar një kthesë të dukshme në rendin demokratik sipas kritereve të organizatës Freedom House, si dhe në sferën e korrupsionit – sipas raporteve të Transparency International. Në vend që të krijojë probleme me Kosovën, Vuçiq duhet të përqendrohet në përmirësimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin e tij në mënyrë që të përmbushë dëshirën e qytetarëve të tij për t’u integruar më shumë me pjesën tjetër të Evropës”, thotë ambasadori Delawie.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































