OKB: Popullsia e Indisë do të kalojë zyrtarisht Kinën këtë javë
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 24 April 2023
India do të kalojë Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë deri në fund të kësaj jave, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1,425,775,850 njerëz deri në fund të prillit, tregojnë të dhënat e reja.
Një organ tjetër i OKB-së javën e kaluar parashikoi se India do të kalonte Kinën nga mesi i këtij viti.
Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.
“Kina së shpejti do të heqë dorë nga statusi i saj prej kohësh si vendi më i populluar në botë”, tha në një deklaratë Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së (DESA).
Ai shtoi se “për shkak të pasigurisë që lidhet me vlerësimin dhe projektimin e popullsisë, data specifike në të cilën India pritet të tejkalojë Kinën në madhësinë e popullsisë është e përafërt dhe i nënshtrohet rishikimit”.
Fondi i Popullsisë i OKB-së tha javën e kaluar që India do të kishte 2.9 milionë njerëz më shumë se Kina deri në mesin e vitit 2023.
Shkalla e lindjeve në Kinë është ulur kohët e fundit, me popullsinë e saj që u tkurr vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1961. Popullsia e Kinës mund të bjerë nën 1 miliard para fundit të shekullit, tha DESA.
“Në të kundërt, popullsia e Indisë pritet të vazhdojë të rritet për disa dekada,” shtoi ai.
Megjithatë, normat e lindshmërisë po bien edhe në Indi – nga 5.7 lindje për grua në vitin 1950 në 2.2 lindje për grua sot. Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë. Por ekspertët rritja nuk është aq e shpejtë sa ishte – dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...