Petkoviq i reagon Osmanit, filozofinë politike të Kosovës e quan “absurde”
Autori: Gazeta inFokus
22:30 | 24 Prill 2023
Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas akuzave të presidentes së Kosovës, e cila tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dy herë në 24 orët e fundit.
Me ironi, Petkoviq ka thënë se presidentja Osmani mund ta ketë fjalën për mos-implementimin e Asociacionit.
“Kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Obligimet e Prishtinës në këtë marrëveshje, gjenden në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes edhe sot, 10 vite pas, por rezultatet janë zero”, ka shkruar Petkoviq, raporton Gazeta Express.
Ai ka thënë se guximi i Vjosa Osmani për të folur për shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, është absurd.
“Por absurditeti është fjala më e mirë për ta përshkruar filozofinë politike të Prishtinës. Zgjedhjet e djeshme e kanë konfirmuar këtë”, ka shkruar ai.
Osmani ka shkruar sot se në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
“1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2); 2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar ajo.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...

































