Rusia bën dëbim masiv të diplomatëve gjermanë
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 23 April 2023
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të dëbojë një numër të diplomatëve gjermanë nga vendi.
Në njoftimin e saj thuhet se ky është “reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit”.
Ministria, po ashtu, tha se synon “të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane” në Rusi.
Gjermania nuk ka njoftuar në lidhje me ndonjë dëbim më herët, por një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane tha më 22 prill se të dyja palët kanë qenë në kontakt gjatë javëve të fundit, në lidhje me përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave.
“Largimi i sotëm i stafit të Ambasadës ruse lidhet me këtë”, tha zyrtari, por Ministria e Jashtme gjermane nuk specifikoi se sa diplomatë rusë janë larguar.
Zyrtari tha se mbërritja e një avioni qeveritar rus në Berlin, me leje të posaçme diplomatike, lidhej me këtë çështje.
Avionët rusë janë të rrallë në Evropë, sepse Bashkimi Evropian ka mbyllur aeroportet dhe hapësirën e vet ajrore për linjat ajrore ruse, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se më shumë se 20 diplomatë gjermanë do të dëbohen nga Rusia.
Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, raportoi se një numër i njëjtë i diplomatëve rusë po dëbohet nga Berlini.
Gazeta gjermane, Bild, tha se 34 nga 90 pjesëtarët e stafit gjerman në Rusi do të dëbohen.
Mediat gjermane raportuan qysh në muajin mars se Berlini po konsideronte dëbimin e më shumë se 30 diplomatëve rusë nga vendi.
Sipas raporteve, agjencitë gjermane të sigurisë kanë arritur në përfundimin se përfaqësuesit rusë mund ta përdorin imunitetin e tyre diplomatik për të rekrutuar informatorë, për qëllime sabotimi ose përhapje të dezinformatave.
Në prill të vitit 2022, Gjermania i ka shpallur 40 diplomatë rusë persona të padëshirueshëm. Në kundërpërgjigje, Rusia ka dëbuar 40 diplomatë gjermanë. /REL/

T� tjera
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...

































