Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët i vrasin edhe fëmijët e tyre e i fajësojnë shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 20 April 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se ditëve të fundit ka inskenime dhe incidente në veri të vendit e komuna të tjera, ku po digjen pronat, automjetet dhe po kërcënohen serbët që sipas tij duan të integrohen në institucionet e vendit.
Mehaj tha se këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia, e cila siç tha, tenton që fajin për këto t’ia hedh shqiptarëve.
I pari i Mbrojtjes tha se për të arritur qëllimin e tyre, serbët janë gjendje që të vrasin edhe fëmijët e tyre e fajin të provojnë që t’ua lënë shqiptarëve.
“Raste të tilla kemi edhe në të kaluarën siç është rasti “Panda” në Pejë, kur u vranë 6 të rinj serbë dhe për këtë u fajësuan shqiptarët, pastaj kemi rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët, e gjithë kjo për të bërë më të besueshme pretendimet dhe akuzat e padrejta ndaj luftës çlirimtare”, është shprehur Mehaj.
Ai përmendi edhe rastin e kolonelit jugosllav Martinoviq, për të cilin tha se ai ishte rasti më kulmor i një gënjeshtre.
“Ndërsa rasti më kulmor i një gënjeshtre të mendësisë kriminale serbe, është vetëplagosja me shishe xhami e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984. Ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, pastaj nën presionin e Sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroi deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër”, u shpreh Mehaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Mehaj i bëri ftesë qytetarëve që të kenë maturi e sidomos në këto ditë ku sipas tij, grupet kriminale serbe po tentojnë me çdo kusht të destabilizojnë gjendjen duke inskenuar incidente në veriun e vendit.
“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi”, tha Mehaj.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...