Lajme

Kurti pret në takim Minxhozin, diskutojnë për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 19 April 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ishin fokusi i bisedës.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

-Advertisement-

Ambasadori Minxhozi uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua. Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arrit së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera