10 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 19 April 2023
Sot bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.
Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.
Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).
Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.
Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.
Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.
Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues.
Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).
Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.
Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK-së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.
Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të t cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.
Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE’së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.
Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.
Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.
Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.
Të tjera
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...