Hoti: Kurti nuk e mbajti dialogun në binar, marrëveshja e Ohrit më e keqja për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 18 April 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e mbajti dialogun në binarët e njohjes reciproke, teksa ka shtuar se ujdia e arritur në Ohër është marrëveshja më e keqe që ka mundur t’i imponohet Kosovës, për të cilën, sipas tij, janë përgjegjës Kurti dhe Osmani.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është ujdia më e keqe që ka pasur mundësi t’i imponohet Kosovës.
Hoti, po ashtu, ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk e ka mbajtur dialogun në binarët e njohjes reciproke.
“Unë i kam dhënë vërejtjet e mia, i kemi dhënë që nga fillimi i mandatit i kësaj qeverie vërejtjet tona si parti opozitare, që të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, që dialogu të mbahet në binarët e njohjes reciproke. Kur e ka marrë mandatin kjo qeveri, dialogu ka dalë nga binarët, mandej nga zhvillimet në veri fokusi i ndërkombëtarëve u kthye në menaxhimin e situatës atje dhe jo në synimin kryesor”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini.
“Kurti dhe Osmani janë dy persona përgjegjës për këtë marrëveshje, është ujdia më e keqe që ka mundur ta imagjinojë dikush”
Hoti ka thënë se kryeministri Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, janë personat përgjegjës për arritjen e marrëveshjes në Ohër, në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se është marrëveshja më e keqe që ka mundur ta imagjinojë dikush.
Hoti ka thënë se të dy kanë mundësuar të arrihet një marrëveshje që e ka betonuar një status-quo të re.
“Për fajin e Kurtit, për idetë e tij që duhet të zhbëhet çdo gjë që është bërë në të kaluarën. Nuk e kemi njohjen, tashmë Serbia nuk ka presion për të njohur Kosovën, krejt presioni ndërkombëtar ka qenë te njohja reciproke, Kurti dhe Osmani e kanë mbërtitur një marrëveshje që ka betonuar një status quo të re”, ka vijuar ai.
Sipas tij, me qeverisjen Kurti, dialogu natyrshëm doli nga binarët, teksa është shprehur se Kosova ka arritur deri këtu falë mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.
“Ne e kemi shpallur pavarësinë e koordinuar me ndërkombëtarët, po dëshiroj të theksoj nevojën që ka të bëjë me lidhjet e ngushta dhe këshillat me partnerët ndërkombëtarë për synimin përfundimtar në dialog”.
Ai ka thënë se në Qeveritë paraprake, dialogu ka qenë i strukturuar dhe parashihej të mbyllej me njohje reciproke.
“Tashmë kemi hyrë në rrugë pa krye, në qeverinë paraprake dialogu ka qenë i strukturuar, unë e di që do ta kishim mbyllur dialogun me njohje reciproke. Është arritur një marrëveshje që ka krijuar një status quo të re pa njohje reciproke, i cili është kundërshtuar dhunshëm nga ky kryeministër”.
Hoti: Serbia nuk ka më presion për ta njohur Kosovën
Ndërsa i pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Hoti ka thënë se Kurti vetë e ka pranuar që do të ketë Asociacion, dhe se ata tashmë po i kthehen marrëveshjeve paraprake që janë arritur në qeveritë e kaluara.
“Besoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet atij. E ka pranuar që do të ketë Asociacion.
Madje tash po i kthehen marrëveshjeve paraprake, thuhej qartë që Asociacioni formohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, teksa ka shtuar se te neni 7 është shumë e paqartë se si do të përfundojë Kosova me “vetëmenaxhim”.
Sipas tij, këto gjëra të tilla nuk mund të zhbëhen, dhe pastaj duhet të zbatohen edhe nga qeveritë e ardhshme që vijnë në pushtet.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...