Lajme

Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 16 April 2023

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin për  siç tha rishkrimin e historisë nga Gjykata Speciale, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, The Times.

Kurti tha se kurrë nuk e kishte mbështetur gjykatën dhe se është i shqetësuar se kjo gjykatë mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin te krimet kosovare, njofton Klankosova.tv.

“Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

-Advertisement-

I pari i qeverisë gjithashtu tha se gjykata do të “inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për të minuar Kosovën”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera