Irani zotohet për ndëshkim të njerëzve që promovojnë heqjen e shamisë
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 15 April 2023
Njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin hixhabin, do të gjykohen në gjykata penale dhe nuk do të kenë të drejtë apeli kundër ndëshkimit, është cituar të ketë thënë zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Ali Jamadi.
Komentet e tij vijnë pas rritjes së numrit të grave që sfidojnë urdhrin në Iran për vendosje të mbulesës në kokë nëpër qendra tregtare, restorante, rrugë, dhe ambiente tjera publike.
Shumë gra të njohura për publikun dhe aktiviste, kanë nisur në muajt e fundit që të postojnë veten e tyre nëpër rrjete sociale, pa shami.
Policia iraniane ka instaluar të shtunën kamera në ambiente publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë që dalin pa shami, kanë raportuar mediat iraniane.
“Krimi i promovimit të heqjes së shamisë, do të gjykohet në gjykata penale, vendimet e të cilave janë përfundimtare dhe të paapelueshme”, ka raportuar agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Mehr, duke e cituar zëvendës-Prokurorin e Përgjithshëm, Ali Jamadi.
“Ndëshkimi për krimin e promovimit, dhe inkurajimit të të tjerëve për heqje të hixhabit, është shumë më i rëndë sesa krimi i heqjes së hixhabit vetë, sepse është një shembull i qartë i inkurajimit të korrupsionit”, ka shtuar ai.
Zyrtari iranian nuk e ka përmendur llojin e ndëshkimit.
Një numër i konsiderueshëm i grave kanë sfiduar urdhrin e shamisë, prej vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Aminit, në shtator të vitit të kaluar, sa ka qenë në mbajtje policore.
Ajo është ndaluar nga autoritetet nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Forcat e sigurisë, më pas, i kanë shtypur protestat, që janë mbajtur pas vrasjes së Aminit./REL
Të tjera
-
Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, gjatë hapjes...
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...