Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Konjufca: Edhe sot përdhunuesit e vrasësit ecin lirë nëpër Serbi
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 April 2023
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë Serbia ka përdorur dhunën seksuale si armë lufte dhe instrument të spastrimit etnik.
Ai tha se kryesit e këtyre krimeve vazhdojnë të ecin të lirë nëpër Serbi, derisa u zotua se për krimin e gjenocidin e kryer në Kosovë, do ta mbajnë gjithmonë përgjegjëse Serbinë.
“Dhuna seksuale ishte pjesë e strategjisë së luftës së Serbisë për t’i shkaktuar frikë, terror dhe madje edhe gjenocid popullatës shqiptare në Kosovë. Ky krim përbën një ndër krimet më të rënda të luftës. Por edhe sot, 24 vjet pas luftës, përdhunues dhe vrasës ecin lirshëm nëpër Serbi. Këto krime të egra nuk parashkruhen, nuk falen, as nuk harrohen. Herët a vonë kriminelët do të përballën me drejtësinë”, ka shkruar sot Konjufca.
Institucionet e vendit kanë caktuar 14 prillin si ditë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Prandaj, sot krerë institucionalë, aktivistë e qytetarë bënë nderime te Memoriali i Heroinave në kryeqytet.
Postimi i plotë:
14 Prilli – Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë – shënon një ditë të rëndësishme reflektimi mbi dhimbjet dhe vuajtjet e viktimave të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga formacionet ushtarake dhe policore serbe.
Përveç vrasjes dhe masakrimit të popullatës së pafajshme, gjatë viteve 1998-1999, regjimi gjenocidal i Serbisë përdori në Kosovë dhunën seksuale si armë lufte dhe instrument të spastrimit etnik. Mijëra gra e vajza, burra e djem qenë viktima të përdhunimit.
Dhuna seksuale ishte pjesë e strategjisë së luftës së Serbisë për t’i shkaktuar frikë, terror dhe madje edhe gjenocid popullatës shqiptare në Kosovë. Ky krim përbën një ndër krimet më të rënda të luftës. Por edhe sot, 24 vjet pas luftës, përdhunues dhe vrasës ecin lirshëm nëpër Serbi.
Këto krime të egra nuk parashkruhen, nuk falen, as nuk harrohen. Herët a vonë kriminelët do të përballën me drejtësinë.
Le të bashkohemi, jo vetëm një ditë, rreth qëllimit të përbashkët për solidarizim me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe të bëhemi zë i fuqishëm kundër stigmës dhe padrejtësive ndaj tyre.
Për të gjitha krimet dhe gjenocidin në Kosovë, do ta mbajmë gjithmonë përgjegjëse Serbinë!
Të tjera
-
Prokurorët amerikane thonë se Trump ‘iu drejtua krimeve’ për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020
Donald Trump “u drejtua në krime” në një përpjekje për të përmbysur humbjen e...
-
Ambasadori britanik viziton Supremen: Sistem i avancuar gjyqësor
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në ta...
-
Nagavci: Synim, përshtatja e arsimit të lartë me tregun e punës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim m...
-
Votohen tri projektligje në Komisionin për Integrim Evropian, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së
Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri projektligje, në mbledhje...
-
Haradinaj uron Gjermaninë në 34-vjetorin e bashkimit: Aleate e palëkundur e Kosovës
3 tetori 1990-të, është dita kur u bë bashkimi i dy gjermanive në një të vetm...
-
Haziri për kthimin e Osmanit në LDK: Nëse ajo shikon mbrapa për një parti është Lista GUXO
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e kthimit të presi...
-
“Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite”, thotë Kurti nga Forumi i Varshavës
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që ka pasur bashkë me mi...
-
Digjẹt ferma në Leposaviq, bashkë me të edhe disa kafshë shtëpiake
Një fermë është djegur në Leposaviq më 2 tetor rreth orës 04:10 minuta. Po...
-
Vushtri: Arrestohen tetë persona, u gjuajtën me armë mes vete
Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëves...
-
Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë
Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, kryediploma...
-
Ministri Peci në Berlin: Po rriten kërkesat për ushqimet tona tradicionale
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë p...