Uncategorized

Rama ia jep “Çelësin e Kryeqytetit”, Abazoviq: Po ndihem si në shtëpinë time

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 14 April 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin në detyrë te Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij.

Me këtë rast, Rama i ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit. E kryeministri malazez, Abazoviq tha se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij.

“Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, tha Abazoviq.

-Advertisement-

Abazoviq më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Abazoviq do ta vizitojë edhe kolegjin “Universum”, ku do të promovohet libri i tij “Kritika e Etikës Globale”. Në një ceremoni të ndarë, drejtuesit e kolegjit do t’i ndajnë Abazoviq doktoratë nderi, raporton eo.

Kryeministri i Malit të Zi do të takoj poashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë, kryeministri Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera