Rozë

Besi dhe Xhensila po bëhen prindër për herë të dytë?

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 10 April 2023

Dita e djeshme për Xhensila Myrtezajin ka nisur e ka përfunduar plot surpriza. Ajo ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe mëngjesi e ka gjetur me një surprizë nga shtëpi nga partneri dhe vajza e saj, ndërsa mbrëmja në një festë gjigante me miqë, të afërm e shumë personazhe VIP.

Por paska një surprizë më të madhe për këngëtaren, të cilë ka zgjedhur te mos e ndaj publikisht. Artistja është në pritje të ëmbël, sipas Kryefjala. Madje edhe nga fotot e videot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosu.

E po ashtu, si për t’i vënë kapakun, Xhensila nuk u pa të pinte shampanjë apo pije të tjera, ndryshe nga të ftuarit e tjerë.

-Advertisement-

Edhe në rrjet, njerëzit komentonin se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Aludime për një shtatzani të mundshme janë përfolur për një kohë të gjatë po ka qënë ajo e cila i ka mohuar. Tashmë pas këtyre fotove dhe videove, nuk dihet nëse Xhensila do bëjë publik lajmin e bukur, apo do ta shijojë edhe për ca kohë në privatësi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy