Bie ashensori në një banesë në Emshir: Tetë persona dërgohen në Emergjencë

Autori: Gazeta inFokus
22:07 | 09 April 2023
Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak mungesës së energjisë apo edhe defekteve të tjera. Një rast i tillë ka ndodhur sonte në Emshir, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime për çka janë dërguar në Emergjencë për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Një sinjalizues ka adresuar ankesën e tij te Gazeta Sinjali duke treguar se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë.
“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh ky sinjalizues.
Ndërsa shton se në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë lift i cili sipas sinjalizuesit, nuk i kishte as 24 orë që është lëshuar në funksion.
Ndryshe, në shkurt të këtij viti, Sinjali kishte raportuar se në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë.

Të tjera
-
Biznesmenit i sekuestrohen 166 parcela e banesat milionëshe
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve të një...
-
Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës
Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka hequr ...
-
Zyrtare: Pas raportimit të Infokusit për vjedhje, Prokuroria merr vendim për rinumërim votash në Vushtrri
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha vendvo...
-
Alarmante: Bllokohet prokurimi publik në Kosovë
Një “problem teknik” ka bërë që i gjithë sistemi i prokurimit publik në Kosov...
-
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së, vulë e krenarisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazh...
-
Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë...
-
Në Vushtrri pritet të bëhet rinumërimi i votave pas dyshimeve për parregullsi
Në komunën e Vushtrrisë pritet të bëhet një rinumërim i plotë i votave për ka...
-
Krasniqi: Prekazi nuk është thjesht një vend – është themeli i shtetit, zemra e kombit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz, në fillimin e Ditëve...
-
27-vjetori i Epopesë së UÇK’së, PDK bën homazhe në Prekaz e Marinë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se sot kanë b...
-
Kurti në mbledhjen solemne për Epopenë e UÇK-së thotë se Qeveria e tij e mbajti ritmin e Jasharëve të “bërjes së historisë”
Kryeministri Albin Kurti tha se emrat e Jasharëve dhe të tjerëve që prehen me...
-
“Në ambasada mbushni thasë me vota”- Abdixhiku i reagon VV’së pas orkestrimit të linçimit ndaj të birit të heroit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kurti: Jam krenar që jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë me rastin e Epop...