Lajme

Diskutohet pakoja emergjente 75 milionëshe e BE-së për krizën energjetike

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 07 April 2023

Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, mbahet takimi i radhës i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe të BE-së.

Në takim marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësshefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili.

“Në takim do të diskutohet për masat e pakos emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane dhe masat e Efiçencës së Energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social (në pronësi komunale), me ç’rast do të hapet dhe thirrja publike për aplikim nga Komunat e Republikës së Kosovës”, njofton ‘Ministria Ekonomisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera