Pamje nga aksioni: Kështu po i mbledh borxhet ujësjellësi i Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 06 April 2023
Aksioni i zyrtarëve të ujësjellësit nëpër disa lokale në qendër të Prishtinës, rezultoi i suksesshëm pa pasur nevojë për shkyçje nga rrjeti, pasi menaxherët e lokaleve shfrytëzuan kohën prej 30 minutash që t’i shlyejnë borxhet ndaj Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ata nuk kishin paguar detyrimet për muaj të tërë.
Ekipet e kontrollit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” po bëhen gati për aksionin e shkyçjes nga rrjeti të borxhlinjve. Këtë radhë cak ishin bizneset private të cilat gjenden në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
“Borxhi është 2 mijë e 217 euro. Nuk kanë paguar nga muaji gusht i vitit 2022”, deklaroi Gazmend Behluli, menaxher i Kontrollit dhe Lidhjeve dhe Ujëmatësve.
Behluli tregoi edhe për një rast tjetër ku borxhi ishte mbi 1 mijë 235 euro, ndërsa pronari, siç tha ai, pagesën e fundit e kishte bërë në nëntor të vitit të kaluar.
Këtyre borxhlinjve zyrtarët nuk ua shkëputën furnizimin me ujë, edhe pse i kishin inspektuar para tetë muajsh, por u dhanë afat prej 30 min që ta shlyejnë borxhin.
“…do të thotë çdo biznes po paguan për shërbimet e ujësjellësit vetëm atëherë kur ne po trokasim në dyer e tyre, për t’ua kërkuar borxhet që janë të obligueshëm ligjërisht”, deklaroi Arjeta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.
Problem për disa biznese po del të jetë edhe borxhi nga qiraxhinjtë paraprakë, për çka Mjeku ka një thirrje.
“Kemi shumë raste që borxhi është paraprak dhe nuk është i qiraxhiut të tashëm. Prandaj ata duhet të vijnë menjëherë t’i përditësojnë të dhënat e tyre në mënyrë që mos të shkyçen nga shërbimet e ujësjellësit”, tha mes tjerash Mjeku-Azizi.
Borxhi i konsumatorëve ndaj ujësjellësit “Prishtina” është mbi 45 milionë euro. Prej tyre 40 milionë euro janë borxhe të amvisërisë, 5 milionë të bizneseve të vogla, të mëdha dhe institucioneve.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...