Vlerësohet pozitivisht paraqitja e ekipit mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së në ditën e dytë të gjykimit në Hagë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/keshtu-e-kalojne-diten-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-11.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:02 | 04 April 2023
Sot në Hagë është mbajtur ditën e dytë e procesit gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Zoti Thaçi, tha se ndjen “keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë” pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike fetare apo politike.
“Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza”, tha ai.
Analistët në RTV Dukagjini kanë vlerësuar strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, derisa kanë thënë se mund të jetë precedent i mirë që për raste afërsisht të ngjashme Limaj e Haradinaj ishin shpallur të pafajshëm.
Ylli Hoxha duke vlerësuar paraqitjen e ekipit mbrojtës, derisa shtoi se Prokuroria gjatë ditës së djeshme u mundua të shkaktojë përçarje mes të akuzuarve duke nxjerrë në transmetim deklarata politike.
“Përfaqësuesit e mbrojtjes kanë qenë impresive në paraqitjen e tyre nga ajo që kemi parë. Mbrojtja ka insistuar se nuk ka pasur zinxhirë komandues në UÇK. Pra krimet e ndodhura nuk i kanë mohuar asnjeri por e kanë kontestuar ndërlidhjen komanduese me ato raste, derisa prokuroria është munduar ta bëjë të kundërtën”.
Hoxha thotë se në rastet e gjykimit të Limajt dhe Haradinajt akuzat për përgjegjësi në zinxhirin komandues kanë rënë dhe sipas tij kjo është një avantazh edhe për të akuzuarit tjerë.
Analisti Lirim Mehmetaj thotë se ishte hera e parë që në Hagë po gjykohej dikush për Ndërmarrje të përbashkët Kriminale.
“Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt në Hagë ishte bërë nga një gjykatë ndërkombëtare, derisa sipas tij Gjykata Speciale është e Kosovës”.
Ish-deputeti Visar Ymeri ka thënë se mbrojta u mundua të nxjerrë në pah
“Për mua mbrojtja është përqendrua te ajo që është thelbi i problemit. Pra prokuroria u përpoq të bënte lidhjen e këtyre katërve me komandantët e zonave. Këta nuk janë për shkak të pozitës në UÇK, por për shkak të ndikimit që kanë pasur. Këta po llogariten si grup i organizuar brenda UÇK-së që kanë pasur organizim dhe kanë bërë ekzekutimin e krimeve që janë bërë. Për mbrojtjen detyra ka qenë të dëshmojë të kundërtën”.
“Avokati i Thaçit u mundua të dëshmojë se Thaçi nuk ka qenë personi ma i rëndësishëm në UÇK e as udhëheqësi i shqiptarëve dhe nuk ka pasur motiv për t’i luftuar kundërshtarët politikë. Kjo ishte strategjia e mbrojtës së paku për ish-presidentin Hashim Thaçi”.
Si paraqitje e një burrështetasi u vlerësua ajo e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e analistit Astrit Gashi.
“Paraqitja e Thaçit ishte më shumë një paraqitje e një burrështetasi sesa e një të akuzuari aty, dhe këtë e them në kontekstin pozitiv. Thaçi si i ri dhe më vonë në karrierën e tij politike ka bërë përvojë të jashtëzakonshme dhe di të artikulohet si burrështetas. Kjo më bëri përshtypje më shumë”, deklaroi analisti.
Derisa ish-ministri Dardan Gashi ka thënë se thelbi i Gjykatës Speciale ka qenë në raportin e Dick Martyt.
“Gjykata është pranuar prej nesh si shoqëri nga raporti i Dick Martyt, sepse është ditur që Këshilli i Evropës e ka pasur një rezolutë, e cila ka vendosur që duhet t’i fillojë procedurat për ta trajtuar raportin e Dick Martyt”, ka thënë Dardan Gashi.
“Edhe këtu është besuar që raporti i Dick Martyt është i pabazë, nuk ka asnjë të vërtetë në to edhe nuk është problem me formua një Gjykatë që merret me këtë punë… Këtu ka qenë thelbi fillestar”, ka thënë tutje Gashi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të...
-
Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara
Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit ...
-
Lotina publikon momente romantike me Mozzik-un
Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen ...
-
“Po mendohet që i kemi vendosur kushte Serbisë, por në fakt i kemi vendosur kushte vetes nga politika e Kurtit”, thotë Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar tri kushtet e kryeministri...
-
Rriten 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi
Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 202...
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...
-
Pagesë mbi 8 mijë euro si pagë mujore, e një ‘minierë’ keqpërdorimesh tjera evidentohen nga Auditori në “Trepçën” në prag të falimentimit
Minatorët në minierën e Trepçës në Stan Tërg ndërprenë punën para disa ditësh...