Avokati i Thaçit ‘zbulon’ emrat e figurave ndërkombëtare që do të ftohen si dëshmitarë
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 04 April 2023
Mbrojtja e Hashim Thaçi pret që ish-presidenti i Kosovës të shpallet i pafajshëm. Në një deklaratë për media pas seancës hapëse të tyre, avokati Gregory Kehoe deklaroi se do të ftohen shumë figura të rëndësishme ndërkombëtare për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara.
Avokati Kehoe tha se provat që sollën sot (e martë) para trupit gjykues dëshmojnë qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë efektive komanduese.
“Pritjet janë që klienti ynë të shpallet i pafajshëm. Natyrisht, ju i keni parë provat që kemi paraqitur. Është një rast që është paraqitur nga ZPS për komandimin dhe kontrollin, komandimin dhe kontrollin efektiv. Dhe unë mendova se provat që sollëm sot, tregojnë qartë se nuk kishte strukturë komanduese dhe kontrolli, dhe sigurisht jo një strukturë efektive kontrolli komandues. UÇK-ja vepronte në nivel bazë dhe vepronte me kontrollin e zonave operative, dhe komandantëve të zonave operative dhe nuk ishte një zinxhir komandues vertikal. Mendoj se e kemi bërë mjaft të qartë sot”, deklaroi Kehoe.
Kehoe deklaroi se do të ftohen si dëshmitarë shumë prej figurave të rëndësishme ndërkombëtare, edhe pse shtoi se për shkak të moshës kishin kërkuar që të merrnin dëshmitë e tyre përpara procesit të gjykimit.
“Ne kemi qenë shumë të hapur sa i përket dëshmitarëve që do të thërrasim. Do të jetë ambasadori Kushner, do të jetë ambasadori Walker nga Shtetet e Bashkuara, ambasadori Evarts që ishte me OSBE-në, por ishte edhe ambasador i Holandës, ndoshta do të përpiqemi të ftojmë edhe Jamie Rubin, i cili ishte ish-zëdhënës i Departamenti i Shtetit, siç e dëgjuat sot sigurisht, ju e dini që e dini se sekretarja Albright ka ndërruar jetë, ashtu sikur presidenti Rugova, por ne do të ftojmë çdo individ që kanë qenë njerëz të lartë në OSBE; ambasadorin Covey; dhe kë tjetër? Por këta janë emrat për të cilët kemi folur më parë, gjeneralin Clark po, këta janë emra për të cilët kemi folur përpara se të publikojmë. Pra, ne kemi dosje ku janë të gjithë emrat, por çfarë ne fillimisht ishim përpjekur të bënim ishte të merrnim dëshminë e tyre përpara gjyqit. Dhe arsyeja për këtë sinqerisht është se shumë nga këta njerëz; unë u uroj atyre një jetë të gjatë, por shumë nga këta zotërinj janë në të 80-at e tyre”, vijoi ai.
Gjatë procesit të sotëm (e martë), është përmendur edhe emri i presidentit aktual amerikan Joe Biden kur ishte takuar me Thaçin në verën e vitit 1999.
Por Kehoe deklaroi se do të jetë e vështirë që të sjellin në Holandë numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo mund të jetë pak e vështirë, sepse si president i Shteteve të Bashkuara mendoj se ai është pak i zënë. Kështu që unë thjesht e përmenda atë në dëshmi sepse sigurisht që ne do të vendosim të gjithë transkriptin në dëshmi. Ai e ka parë presidentin Thaçi në korrik të vitit 1999, ka pasur bisedën që e keni parë që e ka bërë në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, por do të ketë edhe shumë figura të tjera ndërkombëtare që do të dëshmojnë”, tha Kehoe.
Gjatë fjalës hyrëse, mbrojtja e Thaçit shfrytëzoi edhe aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në rastin e Fatmir Limajt dhe të Ramush Haradinajt.
Avokati Kehoe tha se ato vendime të këtyre dy rasteve janë shumë të rëndësishme.
“Kishte vendime shumë specifike në ato raste në lidhje me krimet kundër njerëzimit që nuk kishte një sulm të gjerë kundër popullatës civile. Këto vendime janë njëlloj të zbatueshme këtu. Ajo që do të shohim janë shumë dëshmitarë të njëjtë, shumë nga të njëjtat ngjarje për të cilat u gjykuan Limaj dhe Haradinaj, dhe ata individë u shpallën të pafajshëm. Sigurisht në nivelin e përgjegjësisë komanduese dhe në nivelin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Pra ato vendime që vijnë nga rastet Limaj dhe Haradinaj janë shumë të rëndësishme”, tha Kehoe.
Avokati Kehoe u shpreh se do të konsiderojnë seriozisht edhe lirimin me kusht për klientin e tyre.
Të tjera
-
Bajrami, Muratit: Manipulanti jeni ju, 440 mijë gra e 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i reagoi Minsistr...
-
Qeveria s’ka dilema për përfitimin e milionave nga Plani i Rritjes, BE-ja thotë se varet nga progresi në dialog
Qeveria e Kosovës nuk parasheh pengesa në përfitimin e pagesës së parë nga Ba...
-
Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012
Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës B...
-
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfirmim nga shteti serb
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfir...
-
Haradinaj takon Torres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të shtrohet në Kongresin Amerikan
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Avokatët për përgjimet e Mihalit dhe Kusarit: S’ka pengesë ligjore që prokuroria ta intervistojë Kurtin
Së paku dy avokatë po konsiderojnë se në aspektin procedural nuk ka asnjë pen...
-
SKANDALOZE: “Këta janë tu bo hajni”, bashkë-themeluesi i LVV-së, tregon si qendra dispecerike evropiane në Laufenburg e kanë lajmëruar për keqpërdorimet që është duke i bërë VV-ja në sektorin e energjisë
Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka treguar rastin se si...
-
Arrestohet një person në Dragash, në gjendje të dehur rrahụ gruan e tij
Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se në gjend...
-
Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet...
-
Mot me diell në pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim para...
-
Dyshohet për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ...
-
Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, ...