Avokati i akredituar i Speciales: Gjasat janë që ish-krerët e UCK-së të mbrohen në liri apo arrest shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 03 April 2023
Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, do të nisë më 3 prill.
Deri tani, sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, janë mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish krerëve të UÇK-së.
Por se si do të vijojë dhe sa mund të zgjasë procesi i gjykimit gjykim, ka folur për Front Online, avokati i akredituar i Speciales, Artan Qerkini.
Sipas tij, gjykimi mund edhe të shkurtohet.
Kjo, vetëm nëse trupi gjykues i eliminon disa prova.
“Shumë problem me vlerësu sa ka me zgjat procesi sepse nuk dihet nëse mbrojtja do ta paraqesë prova. Tek pasi që të përfundojnë provat e prokurorisë , mbrojtja do të vendosë a do të paraqesë provat. Nëse mbrojtja vendos të paraqesë provat atëherë natyrisht që gjykimi do të zgjatë edhe më shumë”, thotë ai për Front Online.
Qerkini thotë se mundësitë se ish krerët e UÇK-së do të mbrohen në liri, janë të mëdha.
“Besoj që janë gjasat më të mëdha që të mbrohen në liri apo arrest shtëpiak për faktin se tashmë nuk ekziston rreziku i ndikimit në prova, sepse të gjitha provat janë në posedim të trupit gjykues, prandaj proceduralisht gjasat rriten, por a do të ndodhë një gjë e tillë apo jo, nuk e di”, shprehet ai për Front Online.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një kạllash dhe një pịstoletë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij...
-
Vrasja në Shkodër, flet babai i viktimës: Djalin e kam rritur pa bukë
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gje...
-
Polica po e kërkon një grua në Ferizaj, u raportua e zhdukur
Një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj më 3 janar 2025, rreth orës 17...
-
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Një shtetase e huaj ka raportuar se dikush, nën kërcënimin e thikës, ia ka gr...
-
Kạnosi me thịkë një grua, arrestohet i dyshuari- Policia jep detaje
Një person është arrestuar pasi e ka kanosur me thikë një grua. I dyshuari...
-
Përditësohen të dhënat, shtohen pritjet në Merdar e te Dheu i Bardhë
Janë përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Koso...
-
Prishtinë: Burri rrah gruan, djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën
Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i saj e ka sulmu...
-
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëve. Në raporti...
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...