Vitia me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës vizitojnë depon qendrore të vaksinave
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 30 March 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimoretë Këshillit të Evropës dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, e kanë vizituar depon e re qendore të vaksinave për Kosovën.
Vitia ka thënë se investimi me mbështetje të USAID, në vlerë të 1.3 milionë dollarëve, ka qenë i një rëndësie thelbësore në periudhën e pandemisë COVID-19 dhe tani do të shërbejë për ruajtjen e vaksinave në përgjithësi, pasi që shkalla e vaksinimit në Republikën e Kosovës, fatmirësisht, është e lartë krahasuar me shtetet e tjera.
“Në këtë depo janë instaluar dhomat e ftohta, dhomat e ngrirjes, frigoriferët ultra-ngrirës me kapacitet prej 600 litrash, si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për magazinimin e artikujve shpenzues”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ministri Vitia vizitoi depon qendrore të vaksinave së bashku me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës
Prishtinë, 30 mars 2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bashkë me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, vizituan depon e re qendrore të vaksinave për Kosovën.
Me këtë rast nga afër panë investimin e kompletuar, pajisjet e reja dhe moderne të zinxhirit të ftohtë të cilat shërbejnë për ruajtjen e sigurt të vaksinave.
Ministri Vitia theksoi se ky investim me mbështetje të USAID, në vlerë të 1.3 milionë dollarëve, ka qenë i një rëndësie thelbësore në periudhën e pandemisë COVID-19 dhe tani do të shërbejë për ruajtjen e vaksinave në përgjithësi, pasi që shkalla e vaksinimit në Republikën e Kosovës, fatmirësisht, është e lartë krahasuar me shtetet e tjera.
Ky kapacitet i shtuar për ruajtjen e vaksinave do t’i ndihmojë profesionistëve shëndetësorë në shtrirjen efektive të mbulimit të vaksinimit, në mënyrë që secili fëmijë në Kosovë të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.
Në këtë depo janë instaluar dhomat e ftohta, dhomat e ngrirjes, frigoriferët ultra-ngrirës me kapacitet prej 600 litrash, si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për magazinimin e artikujve shpenzues.
Të tjera
-
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rr...
-
Bedri Hamza tregon pesë prioritetet e tij për ta bërë Kosovën ma të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Pamje të tërmetit të fuqishëm në Tibet, konfirmohen dhjetëra të vdẹkur
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajoni...
-
DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit
Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gje...
-
Demoluan disa vila dhe një shtëpi, arrestohen dy persona në Prizren
Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë demoluar disa vila dhe s...
-
Javët e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashington
Tri javë e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashingt...
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...