Ministri Peci përkrah bujqve vendor
Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 26 March 2023
Edhe këtë të diel, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, qëndroi për vizitë në terren me qëllim që të shoh nga afër punën e bujqve, e gjithashtu edhe t’i siguroj se ai do të jetë çdoherë pranë tyre për të diskutuar rreth programeve mbështetëse përmes fondeve për zhvillim të sektorit të bujqësisë, por gjithashtu edhe për t’u ofruar përkrahje morale duke i përgëzuar gjithsecilin për punën e vlefshme.
Familja e Anife Zhegrovës nga fshati Stanovc i Brezhnicës e priti sot për vizitë Ministrin Peci. Anifja është përfituese e grantit prej 100,000 Euro për ngitjen e fidanishtes. Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se si institucion vetëm në hortikulturë kemi mbështetur bujkun tonë me 5.5 milionë Euro, e si rrjedhojë është rritur edhe eksporti i perimeve me 49%. “Përmes investimeve kapitale vitin që lamë pas kemi përfshirë 5500 hektarë në sistemin e ujitjes. Ky investim arrin vlerën prej rreth 4,140,766.44 Euro. Do vazhdojmë që të ngrisim kapacitetet e sistemit të ujitjes pasi që uji është A-ja e alfabetit bujqësor”, u shpreh ndër tjera Ministri i BPZhR, Faton Peci.
Anifja së bashku me nënën e saj dhe babain Sabitin, janë kultivues të 1.6 hektarëve me sera dhe 1 hektar prodhimi në fushë, ku mes tjerash kultivojnë 60.000 kokë sallate jeshile, 60 tonë lakër të hershme, 150 tonë nga 4 lloje të specave, 100 tonë domate dhe 30 tonë feferona. Nga e gjitha kjo prodhimtari, familja Zhegrova eksporton në masë të madhe specat.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...