Kenia përmes Behgjet Pacollit njofton presidenten Osmani se ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 March 2023
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar Presidentin e Kenias, William Ruto.
Pacollit i është njoftuar nga Ruto se është marrë vendim që Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat.
“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkruan Pacolli në Facebook.
Në dokumentin që kreu i AKR-së ka publikuar edhe letrën zyrtare të presidentit të Republikës së Kenias, ndërsa theksohet se pasaportat e Kosovës do të njihen nga ky shtet.
“Duke pasur parasysh njohjen në rritje të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtare dhe duke vlerësuar marrëdhëniet tona të thella dhe vëllazërore, dëshiroj t’ju informoj se pas shqyrtimit të kujdesshëm, Kenia ka vendosur të njohë pasaportat e Kosovës. Në të ardhmen e afërt do të zgjerojmë shtrirjen e marrëdhënieve tona duke përfshirë në sferat kulturore, tregtare dhe të tjera, siç do të bihet dakord herë pas here”, thuhet mes tjerash në letër.
“Dëshira ime është që ne të mbajmë një marrëdhënie të ngushtë me ju gjatë krijimit të një bashkëpunim të fortë me shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani-Sadriu për të arritur aspiratat tona të ndërsjella të cilat përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e një bote të barabartë, paqësore dhe të begatë.
Të tjera
-
Viti 2024 shënoi rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ...
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...