Inspektorët e AUV-it s’i ndalin kontrollet ndaj lokaleve për duhan
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 22 March 2023
Janë bërë gati një javë që kur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi se ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura publike do të ketë zero tolerancë.
Në një postim në Facebook, ministri Peci pati thënë se ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës (AUV) masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.
“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit”, thoshte kreu i dikasterit të Bujqësisë.
E si duket, kërkesa e tij po gjen zbatim pasi tashmë shumë lokale të gastronomisë në kryeqytet, por edhe nëpër qytete tjera të vendit, e kanë ndaluar duhanin në ambiente të mbyllura.
Inspektorët e AUV-it po shihen shpesh në terren, siç janë parë edhe sonte.
Në redaksinë e Klankosova.tv, qytetarët kanë dërguar pamje gjatë një aksioni të inspektorëve të AUV-it në një prej lokaleve në qendër të Prishtinës.
Madje, ky lokal thuhet se është hera e tretë që kontrollohet nga të njëjtit, por që kësaj radhe ata nuk kanë hasur në parregullsi pasi pronarët veçse e kishin ndaluar pirjen e duhanit brenda lokalit të tyre.
Ministri Peci, një postim të djeshëm në rrjete sociale, tha se nga data 16 deri janë realizuar 683 inspektime nga të cilat tha se janë hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat.
Qytetarët po e mirëpresin këtë vendim për zbatim të ligjit anti-duhan nëpër ambiente të mbyllura publike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...