Lajme

Osmani: Çdo përpjekje e Serbisë për të penguar marrëveshjen përmes kushtëzimeve mund ta dëmtojë dialogun

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 17 March 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për media pas takimit që ka pasur me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se vizita e Escobar rikonfirmon përkushtimin e përbashkët në procesin e dialogut.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim dhe qasje konstruktive siç ka bërë gjatë gjithë këtij procesi duke e kuptuar momentumin e takimit në Ohër.

-Advertisement-

“Ne besojmë fort se një marrëveshje e drejt dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë. Në Ohër Kosova shkon me këtë mendësi dhe me shpresën për një rezultat pozitiv”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se çdo përpjekje e Serbisë për të penguar këtë rezultat të marrëveshjes përmes kushtëzimeve mund të dëmtojë procesin e dialogut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera