Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 16 March 2023
Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tre komunave kanë bërë një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.
Në dokumentin e publikuar nga kreu i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.
Më poshtë mund të lexoni dokumentin e plotë:
Deklaratë e përfaqësuesve politikë dhe institucionale shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës Konteksti aktual gjeopolitik pas pushtimit rus të Ukrainës kërkon një dinamikë më të theksuar, sidomos në çështjet e sigurisë, të drejtave të pakicave dhe parimit të sigurisë kolektive të regjionit të Ballkanit Perëndimor.
Pra, në këtë drejtim është me rëndësi që Lugina e Preshevës të jetë në fokus të politikave transatlantike perëndimore, edhe me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Për t’u arritur kjo, natyrisht, kërkohet përfshirje zyrtare dhe substanciale e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Të flitet për komunitetet jo-shumicë në Kosovë e jo për ato në Serbi, nuk i shërben paqes së nesërme, por përkundrazi. Angazhimi për reciprocitet në të drejta të komuniteteve jo-shumicë është i bazuar në parimin e barazisë, dhe për ne kjo është jetike.
Kjo simetri dhe ky harmonizim në të drejta të komuniteteve jo-shumicë në rajon do t’i shërbente evropianizimit dhe demokratizimit të Serbisë, dhe do t’i jepte legjitimitet përfshirjes së Bashkimit Evropian, në rolin e tij Lehtësues të Dialogut.
Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që po e bëjmë sot, ne, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t’i japin mbështetje këtij parimi fisnik, që mbështetet në traditën liberale të shteteve demokratike në kontinentin tonë.
Deri më tani Republika e Serbisë nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga njësitë speciale të sigurisë dhe forcat ushtarake.
Krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare, Republika e Serbisë ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e Qeverisë, e të cilat nuk janë implementuar.
Prandaj, e vetmja rrugë përpara është fuqizimi i kësaj iniciative dhe adresimi i kërkesës sonë te Bashkimi Evropian, Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrell, dhe Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit të ShBA-ve Gabriel Escobar, që çështja e të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi të përfshihet dhe të trajtohet në kuadër të parimit të reciprocitetit në Dialogun Kosovë-Serbi dhe në kuadër të Propozimit franko-gjerman.
Andaj, në përputhje me parimin e reciprocitetit në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive, në përputhje me standardet ndërkombëtare të zbatueshme në rajon.
Ne përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Luginës së Preshevës në mbështetje të: Deklaratës Universale për të drejtat e Njeriu -Konventës Evropiane për të Drejtave e Njeriut dhe Liritë themelore dhe Protokollet e saj; – Konventës Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare; Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare (1992, Strasburg); Dokumente tjera ndërkombëtare të kësaj fushe, si dhe në bazë të: Referendumit të Marsit të vitit 1992; Marrëveshjes së Konçulit 2001; Platformës politike të vitit 2006; Plani Shtatë pikësh i miratuar edhe nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë më 4 qershor 2013 Iniciativa për formimin e asociacionit të komunave shqiptare e vitit 2015 kërkojmë:
a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe Propozimit franko – gjerman;
b) Ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës;
c) Përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbëve në Kosovë.
d) Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar,
e) kërkojmë ndaljen shlyerjes së adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe rishqyrtimin e dokumenteve të pasivizuara.
f) Ftojmë Bashkimin Evropian, SHBA-në, Këshillin e Evropës, OSBE dhe NATO-n, për një vlerësim të përbashkët për procesin politik 2001-2023 në Luginën e Preshevës;
g) Ftojmë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që, në kuadër të veprimeve për bashkëpunim rajonal, të angazhohen për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi politike territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Të tjera
-
Pas Beogradit, O’Brien dhe Eichorst nesër në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin
Një ditë pasi vizituan Beogradin dhe zhvilluan takim me presidentin serb Vuçi...
-
Doli nga shtypi libri i radhës i autores Doruntina Grulaj me titull “ NJERIU DHE UJKU”.
Sapo ka dal në qarkullim libri i radhës i autores Doruntina Grulaj me titull ...
-
Moldavët votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe referendumin për BE-në
Vendvotimet janë mbyllur në Moldavi, ku njerëzit kanë votuar në zgjedhjet pre...
-
Kosova renditet e fundit në Evropë për nga të ardhurat mesatare mujore
Kosova vazhdon të përballet me pabarazi të konsiderueshme në paga krahasuar m...
-
Trump fut McDonald’s në arenën politike, ky detaj lidhet dhe me Harrisin
Donald Trump po tërheq një nga kompanitë më ikonike amerikane – McDonald’s – ...
-
MPJD-ja nesër organizon ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatik...
-
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar një ...
-
Bedri Hamza nga Malisheva: Kosovën do ta rikthejmë në drejtimin e duhur
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas Klinës takimet me qytet...
-
Detaje shokuese nga vrạsja mizore e Marigona Osmanit, çka thotë aktgjykimi i gjykatës?
19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj ...
-
UNMIK-ut sul*mi në Banjskë s’po i duket aq serioz, e cilëson veç si incident
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-...
-
Banka Botërore: 1 në 4 individë në Ballkan jeton jashtë vendit
1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kë...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Pri...