Sport

Muriqi reagon për rastin e boksierës Sadiku: Rroftë Republika e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 14 March 2023

Boksierës kosovare Donjeta Sadiku, i është pamundësuar përfaqësimi i vendit tonë me simbolet e saj në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Indi.

Për këtë rast ka reaguar Sadiku e cila ka thënë se kjo është kundër rregullave të sportit.

Por, pa reaguar nuk ka mbetur as futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.

-Advertisement-

Muriqi tha se është kundër zbatimit të këtyre sanksioneve.

Ai theksoi se vendimi i shtetit indian është politik.

“Duke qenë se flamuri dhe himni i Kosovës nuk u pranuan për arsye politike në Indi, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në turneun e boksit. Nuk duhet harruar fuqia unifikuese e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve. #RroftRepublikaEKosoves”, ka shkruar në Twitter Muriqi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy