Edhe Rita Ora një ikonë mode? Këngëtarja duket mahnitëse si kurrë më parë me tre veshjet e fundit
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 14 March 2023
Rita Ora ka pasur disa ditë mbresëlënëse të mbushura me modë përpara ndarjes së 95-të të ndarjes së çmimeve të Oscar-it.
Rita Ora u sigurua që të gjithë të kthenin kokën teksa u shfaq me bashkëshortin e saj Taika Waititi, në festën e CAA para Oscar në LA të shtunën.
Ajo dukej magjepsëse me një bluzë ‘crop’ dantellë dhe me doreza të zeza. Në pjesën e poshtme dukej tepër provokuese me një fund të tejdukshëm të hapur nga njëra anë ku dukesh këmbët me geta po ashtu të zeza të tejdukshme me një palë stileto.
Ajo shtoi pamjes së saj një palë vathë të trashë dhe një sërë byzylykë dhe unaza argjendi ndërsa dukej elegante si kurrë më parë dhe pozonte krah për krah me të dashurin e saj regjisor, në Hotel Sunset Tower.
Rita Ora tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një ansambël të zi teksa mori pjesë në darkën e 14-të vjetore të çmimeve para Oscar të Chanel dhe Charles Finch të shtunën mbrëma.
32 vjeçarja u shfaq e veshur në të zeza me një bluze pas trupit dantellë të tejdukshme me pantallona të zeza lëkure Chanel dhe një xhaketë, çantë dhe këpucë të zeza.
Takimi i 14-të vjetor u mbajt në Polo Lounge në hotelin ikonik Beverly Hills dhe bashkon talentet kryesore të Hollivudit dhe elitën e modës për një natë magjepsëse. Darka ishte e mbushur me yje ishte e mbushur me talentet më të ndritura të industrisë, shumë prej të cilëve ishin të veshur kokë e këmbë në Chanel.
Ora bëri bujë në Vanity Fair, festa që zhvillohet në Qendrën Wallis Annenberg për Artet Performuese në Los Anxhelos, Kaliforni, pas Oscar.
Së bashku me Waititin ajo ishte e veshur me një fustan të dizajnuar nga labeli i modës me bazë në Nju Jork, Wiederhoeft, i frymëzuar nga baleti. Stili që ajo zgjodhi nga koleksioni i gatshëm i markës për vjeshtë/dimër ’23/’24 të kujton një fustan me korse që mund të dallohet në një film përrallor.
Rita dukej mahnitëse me një fustan aspak të zakontë ku pjesa e sipërme ishte një korse e ngushtë e bardhë ndërsa në pjesën e poshtme fundi i gjatë ishte i lidhur pjesë pjesë me korsenë.
Teksa kamerat kapën të sapomartuarit, Waititi dhe Ora ndanë një puthje. Paraqitja, e cila shërbeu për të vërtetuar se dyshja janë aq të dashuruar si kurrë më parë, shënoi një nga të parat që kur u martuan në një ceremoni intime me bazë në Londër gushtin e kaluar.






T� tjera
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...
-
FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit gjatë stërvitjes: Gjendja e tij është stabile
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pje...
-
Nënë e bijë përfundojnë në polici pas një konflikti në Prishtinë
Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas ...
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...


































