Sport

“Më vjen turp, ky është momenti më i keq i futbollit spanjoll”

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 14 March 2023

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas u ndal edhe te çështja Negreira gjatë prononcimit për shtypin spanjoll. Barcelona ndodhet nën hetim se i ka paguar 7 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira.

Ky i fundit mbante postin e zëvendëspresidentit të komitetit teknik të arbitrave në periudhën 2003-2018. “Më vjen turp. Aktualisht nuk ekziston asnjë lloj shpjegimi në lidhje me atë që ka ndodhur.

Nuk mbaj mend më parë një moment krize institucionale. Nuk është në rrezik vetëm reputacioni i Barcelonës, por edhe ai i ekipeve të tjera. Ky është momenti më i keq në historinë e futbollit spanjoll”, deklaroi Tebas.

-Advertisement-

Gjatë prononcimit për Movistar, kreu i La Liga-s komentoi edhe VAR-in. Tebas pretendon që njerëzit që punojnë me teknologjinë të jenë të pavarur dhe të duhurit.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy