Nuk kalojnë as 24 orë, dy banorë të “BBV” thyejnë rregullat
Autori: Gazeta inFokus
18:19 | 12 March 2023
Një zarf i bardhë hyri ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ i cili sqaronte lojën siameze për banorët, të cilët mbrëmjen e kaluar nisën jetesën në çifte, si një trup i vetëm. Në zarf thuhej se bluza duhet të hiqet vetëm kur banorët shtrihen për të fjetur dhe kur ata futen në tualet. Në rast se njëri prej dyshes, dëshiron të shkojë në tualet natën, atëherë duhet të zgjojë partnertin, të veshin bluzën, të shkojnë te dera e tualetit dhe njëri prej tyre futet brenda, ndërsa tjetri pret jashtë.
Duke veshur sërish bluzën, ata do kthehen në shtrat dhe do e heqin sërish për të fjetur. Zarfi specifikon se, në asnjë rast tjetër, bluza nuk lejohet të hiqet. Nga ana tjetër, çifti duhet të përdorë vetëm njërën dorë, atë që është lënë jashtë bluzës, ndërsa dora tjetër duhet të qëndrojë brenda dhe është “jashtëfunksionale”.
Edhe në dhomën e rrëfimit banorët do shkojnë dyshe-dyshe, ashtu siç janë dhe ata janë të detyruar që ta mbjanë sekret bisedën në dhomën e rrëfimit, pa e ndarë me të tjetër.
Kaluan vetëm pak minuta nga leximi i zarfit, i cili shpjegonte rregullat e lojës siameze dhe Armaldo i shkeli ato. Njëra prej rregullave, thonte se banorët nuk janë të lejuar ta përdorin dorën që është brenda në bluzë, por duhet të vënë në përdorim vetëm atë që është jashtë saj.
Armaldo i cili po jeton si një trup i vetëm me Jorin, mori veshjet për tu ndërruar në banjë dhe për këtë gjë përdori të dyja duart. Veprimi i tij zgjati për disa minuta, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e lojës siameze.
Edhe Luizi i theu rregullat sot. Pasi shoqëroi Oltën në banjë, lau dhëmbët në lavaman dhe për këtë gjë, ai përdori të dyja duart. Me njërën lau dhëmbët, ndërsa tjetrën e mbështeti në lavaman, gjë që u paralajmërua nga Vëllai i Madh se nuk lejohej.

T� tjera
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...































