Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Hungari

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 11 March 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Hungari, ku 36 persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë hungareze, një person është në rrezik për jetë, derisa 13 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Në këtë aksident janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 vetura.

-Advertisement-

“Më 11 mars, rreth orës 14:25, pesë kamionë dhe 37 makina pasagjerësh janë përplasur në vendkalimin 26 kilometra të autostradës M1, në dalje nga kryeqyteti. Nga aksidenti janë djegur 19 automjete dhe janë lënduar 36 persona. Një person është në rrezik për jetën dhe 13 kanë pësuar lëndime të rënda. Policia ka mbyllur autostradën M1 në të dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë hungareze.

Gjithashtu, policia ka publikuar pamje nga aksidenti i rëndë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera