Policia heq listat me të dhëna personale të qytetarëve që i vendosi PSD-ja para Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 10 March 2023
Partia Socialdemokrate, më 6 mars zhvilloi një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo parti kishte vendosur 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit të grumbulluar në vitin 2016-të.
Por, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar ndaj këtij aksioni, duke thënë se janë shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.
Agjencia tha se listat e publikuara nga PSD-ja “përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specifik (peticionin e vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe)”.
Ndërkaq sot, AIP-ja ka njoftuar se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të shpërndara para objektit të Qeverisë së Kosovës, janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP-së. /Klankosova.tv
Të tjera
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...