Rozë

Fotinia bën rrëfimin tronditës: Më mirë mos ta kisha babanë, kur ktheheshim në shtëpi e gjenim duke e goditur nënën

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 10 March 2023

Fituesja e Big Brother 9, Fotini Derxho u bë pjesë e edicioni të formatit VIP pak ditë më parë.

Ajo tashmë është përfshirë në debate me një pjesë të banorëve duke krijuar disa situata brenda shtëpisë së BBVA.

Por, së fundmi ajo ka tronditur me një rrëfim personal që ka bërë teksa po bisedonte me banoren nga Kosova, Nita Latifin.

-Advertisement-

Fotinia tregoi gjëra nga jeta e saj private dhe dhunën familjare që ajo me vëllain dhe nënë përjetuan nga babai.

“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar”, tha ajo.

 

“Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha para borxh”, tregoi tutje Fotinia.

Ndryshe, përveç Fotinisë pjesë e Big Brother VIP Albania u bën edhe pesë banorë të tjerë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Antoneta Koci dhe Jori Delli. /Telegrafi/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy