Sport

Taekwondisti, Arbër Bajra i kualifikuari i parë për Lojërat Evropiane 2023

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 10 March 2023

Taekwondisti, Arbër Bajra, është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropiane, që prej 21 qershorit deri më 1 korrik mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë.

Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

-Advertisement-

Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.

Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Krahas taekwondosë, KOK pritet të përfaqësohet edhe me sporte tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy