AAK kundërshton kategorikisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Lekaj: Ky paralajmërim i qeverisë ka shokuar qytetarët dhe bizneset
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 10 March 2023
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për rritjet e çmimit të energjisë elektrike, ka shokuar të gjithë qytetarët dhe përgjithësisht sektorin e biznesit në vend.
Përmes një konference për media, Lekaj ka dhënë disa arsye pse ai dhe AAK-ja mendojnë se nuk duhet të ndodhë rritja e çmimit të energjisë elektrike.
“1). Duke marre parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar per zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë.
2). Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate.
3). KEKU është në gjendje stabile, ku ka esportuar miliona euro energji, dhe nese kjo energji e eksportuar nga KEK nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë.
4). Jemi në stinën e Pranverës në fillim të vitit 2023 dhe Qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë, dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik, të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”, ka thënë Lekaj.
Lekaj ka thënë se me të drejtë shtrohet pyetja jonë si përfaqësues të popullit se cila është arsyeja e propozimit nga qeveria dhe ZRRE-ja për rritje të çmimit?
“Qeveria duhet ta dijë që:
– Qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare.
– Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme.
– Nese ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë.
– Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi”, është shprehur Lekaj.
Ai tha se AAK është kategorik kundër rritjes së çmimit.
“Prandaj, mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka përfunduar Lekaj.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...