Lajme

KQZ-ja certifikon 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble në veri, pret aplikime tjera

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 10 Mars 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend.

KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.

-Advertisement-

Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.

“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi.

Këto zgjedhje KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se këto zgjedhje të 23 prillit, fillimisht ishin caktuar të mbahet me 18 dhjetor, por Presidentja e vendit, në koordinim me subjektet politike i ka shtyrë për në prill.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy