Foli për Asociacionin dhe 15 modele evropiane që ia ofroi Kurtit, krejt çka tha Lajçak dje
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 10 March 2023
Emisari Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një prej kërkesave dukshëm të përsëritura nga ndërkombëtarët, do të themelohet konform modeleve ekzistuese evropiane.
Mirëpo, sipas tij, Asociacioni momentalisht nuk është në agjendë të dialogut.“Për momentin kjo nuk është në agjendë të dialogut gjersa të gjithë flasin për të”, deklaroi Lajçak, në ATV,
Lajçak tha se bordi menaxhues duhet fillimisht ta prezantojë propozimin për Asociacionin, e pastaj të diskutohet mbi kritikat që të dy palët kanë.“Thuhet qartë në marrëveshjen e vitit 2013. Është bordi menaxhues ai që duhet ta prezantojë propozimin dhe më pas të dyja palët kanë mundësi të japin kundërpropozimet dhe komentet e tyre dhe ky është procesi në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Dhe Bashkimi Evropian do të sigurohet se ajo për çka kemi arritur marrëveshje do të përkojë me standardet evropiane dhe vlerat evropiane”, shtoi tutje.
Lajçak ka thënë se ia ka dhënë kryeministrit Kurti, 15 modele evropiane të strukturave të tilla, të cilat tha se mund të shrytëzohen si inspirim i asaj se si do funksiononte Asociacioni në Kosovë.
I njëjti theksoi se Kosova s’ka arsye për t’u frikësuar nga Asociacioni.
“Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar, sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin. Dhe asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”.“Asnjëra prej këtyre modeleve nuk kanë asgjë si Republika Sprska, çfarë është e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan, u pajtuan për dy dokumentet në 2013-ën dhe në 2015-ën”, përfundoi emisari, Miroslav Lajçak.
Debate të shumta në vend ka pasur sa i përket Kishës Ortodokse serbe dhe mënyrës se si është përcaktuar çështja e saj në nenin 7 të planit franko-gjerman.Për këtë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është në Evropë dhe se duhet të merren modelet ekzistuese evropiane dhe se këtu nuk ka asgjë për t’u frikësuar
“Kosova është në Evropë. Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës. Kështu që mendoj se është vetëm logjike se duke adresuar çështje specifike Kosova merr inspirim nga modelet ekzistuese evropiane ose modelet që ekzistojnë në Këshillin e Evropës. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nëse ka funksionuar në vende të tjera duhet të funksionojë edhe këtu, dhe keni partnerë të cilët janë të gatshëm t’u ndihmojnë dhe t’u udhëzojnë. Kjo vlen në çdo aspekt, qoftë nëse flasim për asociacionin e komunave me shumicë serbe ose Kishën Ortodokse serbe apo çështje të tjera. Të merret inspirim nga modelet evropiane që kanë funksionuar. Dhe do të theksoja edhe një tjetër pikë: gjithëpërfshirjen. Kjo do të thotë, le të sigurohemi se ata që janë të ndikuar të përfshihen në hartimin e këtyre rregullave apo këtij legjislacioni”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...
-
Kryeministri Kurti për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Këtu janë vënë themelet e shtetit shqiptarë
Kryeministri Kurti mori pjesë në manifestimin qendror për 146-vjetorin e Lidh...
-
Sekretari Blinken në Lindjen e Mesme, nxit udhëheqësit rajonalë të ushtrojnë trysni ndaj Hamasit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken filloi të hënën një vizitë në Lin...
-
Takim Rama – Kurti s’pati: Pacolli reagon
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se është “e papranueshme” që kryeminis...
-
Përparim Rama ia jep Edi Ramës “Çelësin e Qytetit”: Tash mund të vij pa marrë leje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nderuar me “Çelësin e Qytetit”, të ...
-
Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj: UÇK-ja Ndoqi rrugën e themeltarëve të së drejtës së shqiptarëve në Ballkan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Çeku: Më 1999, Clark më tha ‘e nisët si rebelë, tash po ju shohim si parnterë’
Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tregoi në Front...
-
Rama pret në takim kryeministrin e Shqipërisë: E ardhmja jonë është e përbashkët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë pas takimit me kryeministrin s...
-
Rama propozon formimin e një grupi uniteti për të dalur nga ‘macja me miun’ me Serbinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama propozoi formimin e një grupi uniteti për...
-
Edi Rama shkon edhe në Komunën e Prishtinës, e pret Përparim Rama
Edi Rama shkon edhe në Komunën e Prishtinës, e pret Përparim Rama Kryemini...