Paralajmërohet korrigjim i Ligjit të Pagave, disa kategori pritet të përfitojnë nga përmirësimet
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 09 March 2023
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat.
Nga MPB-ja kanë thënë se do të korrigjohen të gjitha vlerat e minusura nga mospërputhjet, dhe do të kompensohen në mënyrë retroaktive.
Madje, MPB në njoftimin për media ka treguar se edhe cilat do të jenë kategoritë ku do të ketë ndërhyrje.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me procesin e korrigjimit/ përshtatjes së mospërputhjeve eventuale ndërmjet sistemit të vjetër të pagave dhe sistemit të ri të pagave, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik.
Në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve/Thesari i Shtetit, ka filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në këtë që ka filluar së zbatuari në muajin shkurt e që rrjedhë nga pasojat juridike të hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik.
Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (MPB/DMZP), njofton të gjitha palët se me kohë ka dërguar njoftim me shpjegimet përkatëse në të gjitha njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku është bërë e njohur procedura, adresa ku dorëzohen kërkesat, dokumentet e nevojshme që mbështesin kërkesat/pretendimet e palëve etj. Në këtë adresim, është prezantuar adresa elektronike zyrtare ku dorëzohen kërkesat ([email protected]), në të cilën, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, janë udhëzuar që të bëjnë përmbledhjen e kërkesave individuale për të cilat kërkohet rishikim dhe eventualisht korrigjim i mospërputhjeve dhe më pas, dorëzim të kërkesave të përmbledhura në DMZP, nga njësitë e burimeve njerëzore. Për lehtësi dhe efikasitet, kërkohet që maksimalisht kërkesat në DMZP, të dorëzohen të përmbledhura përmes njësive përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Për aq sa kanë ndodhur mospërputhje, DMZP njofton opinionin se të gjitha pasaktësitë që nuk janë shkaktuar nga mungesa e klasifikimit të vendeve të punës, në përputhje me Ligjin Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, do të korrigjohen dhe të gjitha vlerat e minusuara nga mospërputhjet, do të kompensohen në mënyrë retroaktive. Nga ana tjetër, të gjitha pretendimet për gabime që rrjedhin si pasojë e mungesës së akteve të brendshme mbi klasfikimin e vendeve të punës nëpër institucionet që ndikohen nga Ligji Nr.08/L – 196 për Pagat në Sektorin Publik, do të adresohen në procesin e përmbylljes së klasifikimit të vendeve të punës në institucionet publike në momentin e miratimit dhe hyrjes në fuqi të tyre.
MPB do të mbajë të informuar opinionin deri në përmbylljen e procesit për aq sa është shpjeguar më lartë.
Të tjera
-
Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Ademi në Athinë, takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Ath...
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë sot se policia ka kryer kontr...
-
Prokuroria parashtron ankesë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mosraportim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit k...
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...