Kurti: Nuk kemi përdorur raportin për Liqenin e Ujmanit, është pronë e jona
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 09 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se arsyeja pse nuk e kanë përdorur raportin final për fizibilitetin për Liqenin e Ujmanit të përgatitur nga Departamenti Amerikan për Energji, është se nuk kanë çka flasin për pronën e Kosovës me Serbinë.
Derisa iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, Kurti kritikoi ish-kryeministrin Avdullah Hoti që ka përfshirë Liqenin e Ujmanit në njërën ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit, e arritur tri vjet më parë.
“Raporti në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe shfrytëzimin e tij në kontekst të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët. Pjesa më e madhe e raportit, tre nga katër pikat përmban pika për veprime teknike, inzhinerike në kuadër të sistemit të Ibër Lepencit. Raporti e ka korrigjuar atë që e ka bërë gabim ish kryeministri, ku ka pretenduar dhe deklarohej publikisht se Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë”.
“Raporti askund nuk e përmend një pasaktësi të tillë. Siç e thotë edhe parashtruesi i pyetjes retorike, mbrojtësi më i madh i sovranitetit tonë, e ka kuptuar më mirë se sa e pasaktë dhe pamundur ka qenë ai pretendim për shfrytëzim të përbashkët. Serbia është thirrur në atë marrëveshje, por jo në atë raport. Me pas qenë i mirë ai raport i mirë për Serbinë padyshim se e kishte përdorur Serbia. Ne nuk e kemi përdorur se në vazhdimësi kemi qenë në të drejtën tonë dhe kemi theksuar dhe insistuar se nuk kemi çka flasim për pronën tonë”, tha ai.
Deputeti Selmanaj këshilloi kryeministrin Kurti që raportet e ShBA-së, të merr seriozisht.
“Raportet e ShBA-së, qasjen e tyre, aleatit tonë strategjik merre shumë seriozisht, shumë seriozisht. Ke me ardh në Kuvend këtu me na fol sa i mirë është. Unë po iu këshilloj merre seriozisht”, tha ai.
Ndërkaq, Kurti tha se sjellja e kësaj temë në opinion publik nuk i shkon përshtati Kosovës. Ai tha se është e dëmshme ajo çka ka nënshkruar Hoti në Uashington, pasi e hap si temë çështjen e Ujamnit dhe shfrytëzimin e përbashkët të një aseti të Kosovës. Mirëpo sipas tij, kjo ide nuk është marrë seriozisht dhe nuk shtyhet përpara nga askush.
“Është indikativë që ju si deputet opozitar pa nevojë sillni këtë temë që nuk i shkon përshtati Kosovës, mbase edhe për shkak se subjekti juaj e ka nënshkruar atë marrëveshje që e hap çështjen e Ujamnit si temë, shfrytëzimin e përbashkët të një aseti të Kosovës, por për fat të mirë kjo ide nuk është marrë seriozisht dhe nuk është shtyrë përpara nga askush”, tha ai.
Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020, kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Uashington të ShBA-së. Ndër pikat e dakorduara ishte edhe që të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë./KP
Të tjera
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...
-
Sot nis java e krenarisë në Prishtinë, befason i moshuari me deklaratën e tij “Ata s’kanë faj, Zoti i ka fal qashtu”
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, do të fillojë sot Java e Krenarisë në ...
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge
Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte s...
-
Provimi i maturës shtetërore u shpërnda në Viber, Qendra Shtetërore e Provimeve sot mban mbledhje
Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) sot (3 qershor) në kolegium ekspertësh d...
-
Reagon kundërkandidati për kryetar të Preshevës: Pse mandati i Ardita Sinanit s’do të zgjasë shumë ani pse u përkrah fuqishëm nga Kurti?
Kundër kandidati i Ardita Sinanit në zgjdhjet në Preshevë, Visar Memeti nga A...
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para Forumit të parë Ekonomik Kosovë...
-
ZPS për dëshmitarin e 70-të: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...