LDK: Dhuna ndaj grave të trajtohet me seriozitet
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 08 March 2023
Në Ditën e Gruas, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon qasje më serioze nga Qeveria e Kosovës për adresimin e dhunës ndaj gruas, por edhe politika adekuate që mundësojnë përfshirje më të madhe të grave në tregun e punës.
Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu u shpreh se aktualisht nuk ka vullnet politik për adresimin e të dyja shqetësimeve që ngriti ajo.
Ajo bëri thirrje të rritet efikasiteti i trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave.
“Kërkojmë një seriozitet nga ana e qeverisë se kërkohet një qasje serioze edhe strukturore edhe institucionale edhe përtej kërkohet vullnet politik, këtë vullnet po e shohim si mungesë në dy vitet e fundit përderisa nuk ka asnjë politikë të veçantë që adreson edhe rritjen e përkushtimit të masave të cilat do të rritnin edhe pranueshmërinë e grave edhe në treg të punës por edhe masa të menjëhershme që do adresonin dhunën ndaj grave. Bëjmë thirrje që të rritet efikasiteti dhe trajtimi me prioritetet i rasteve ndaj dhunës edhe nga sistemi gjyqësor, ne dëshirojmë që gratë në Kosovë të ndihen të lira, të kenë një mirëqenie sociale, pavarësi ekonomike dhe si LDK do të prezantojmë politika që do ta avancojnë pozitën e gruas pikërisht për pavarësinë e saj ekonomik”, tha ajo.
Si shqetësim kryesor, ajo ngriti nivelin e lartë të dhunës ndaj grave për çka, Lushaku-Sadriu kërkoi ndërhyrje imediate dhe politika adekuate që dhuna në familje të shpallet e patolerueshme.
“Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje imediate për sistemet e drejtësisë, rendit dhe ligjit kërkon politika adekuate që e shpallin dhunën në familje si të patolerueshme. Nga viti 2021 nga 1985 viktima gra në familje kemi pasur dy të vrara ndërsa në vitin 2022 ka pasur rritje nga 2055 dhe tri gra të vrara. Asnjë masë të ndërmarrë imediate asnjë masë të sigurisë në institucionet publike… Shteti ynë dhe institucionet përkatëse nuk i kanë nxjerr mësimet që të ndërmarrim masa konkrete për adresimin e vrasjeve. Vrasja duhet jetë emergjencë kërkon politika emergjente nga shteti jonë dhe institucionet gjyqësore edhe policore por edhe politike”, tha ajo.
Si shqetësim të dytë, kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu renditi nivelin e ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
Ajo u shpreh se dhe ndërtimi i çerdheve do të ndikonte në përfshirjen më të madhe të grave në punë.
“Vetëm 16% e grave në Kosovë janë aktive në tregun e punës dhe kjo tregon shumë për një diskrepancë nga 45% që janë burra aktiv në tregun e punës dhe kjo flet faktikisht për politika jo adekuate që ka shteti ynë. Në dy vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të mos ndërhyrjes së shtetit në kuptimin e prodhimit të politikave adekuate për të adresuar këtë çështje. Ka pasur premtime se do të bëhen edhe ndryshime ligjore për të adresuar barazinë me grave edhe sa i përket pagesës për punën e njëjtë ua them se 20% gratë janë të diskriminuara të papaguara njëjtë karshi burrave dhe kjo kërkon një politik dhe adresim të menjëhershëm nga ana e qeverisë“, theksoi Lushaku-Sadriu.
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK përmendi edhe mohimin e të drejtës që trashëgimisë së pronës që po i bëhet grave në Kosovë për çka kërkoi të bëhen ndryshime ligjore por edhe promovim më i madh për këtë të drejtë./kp/
Të tjera
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...