Sport

Presidenti i Barcelonës zbulon bisedën me babain e Messit

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 08 March 2023

Sa më shumë që afrohet fundi i sezonit, aq edhe më misterioze bëhet e ardhmja e Lionel Messit. Argjentinasi është në vitin e fundit të kontratës me PSG ndërsa në horizont është shfaqur ideja për t’u rikthyer tek katalanasit.

Së fundmi, presidenti i blaugranave Joan Laporta e pranoi se është takuar me babain e Messit, Jorge. Nga ana tjetër, numri një i katalanasve pranoi se vendimi për t’u ndarë me Messin para dy viteve nuk ishte i lehtë, por atij iu desh të zgjidhte insititucionin para lojtarit.

“Nuk ishte vendim i lehtë për t’u ndarë me Messin, por u desh të bëja një zgjedhje. Në fund duhej të vendosja institucionin të parin. Më vjen shumë keq por insitucioni vjen para të gjithëve. Takimi me babain e Messit? Është e vërtetë që jemi takuar, e urova për triumfin e Argjentinës në Botëror. Por, nuk dua të flas shumë për një lojtar të PSG.

-Advertisement-

Nuk është se folëm shumë rreth rikthimit të Messit, më shumë zhvilluam një bisedë për atë që përfaqëson Messi për Barçën dhe mundësinë e një nderimi për të pasi është lojtari më i mirë në historinë e klubit”, u shpreh Laporta.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy