Kërkohet paraburgim për pastruesen në Gjakovë që dyshohet se ia vodhi pronares stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 08 March 2023
Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit, që sipas saj, vlera është rreth 15 mijë euro. E njëjta ka dyshuar se vjedhjen e ka kryer pastruesja e shtëpisë. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarën e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka konfirmuar se vjedhja ka ndodhur me datën 2 mars në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë, por që në polici është raportuar me 6 mars.
Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, tha se gruaja dyshohet për veprën penale “vjedhja e rëndë” dhe për të njëjtën është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, për këtë rast ka ndaluar të dyshuarën, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’, nga neni 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjakovë, në gjykatën kompetente ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së”, tha Batusha për Gazetën Express.
Policia ka njoftuar se gruaja dyshohet se ka kryer vjedhjen teksa ishte duke punuar si pastruese në shtëpinë e viktimës.
Të tjera
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...
-
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në pauzë, rifillon më 24 qershor
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së Zoran ...
-
PAMJE: Momenti kur gruaja e Milan Radoiçiq del nga stacioni i Policisë në Mitrovicën e Veriut
Pas më shumë se dy orësh intervistim, bashkëshortja e terroristit Milan Radoi...
-
Shtyhet gjykimi kundër ish-kerrëve të UÇK-së, rinis më 24 qershor
Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, K...
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit
Ish-kryeinspektori i Agjecisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani, ka k...
-
Dëshmitari Stankoviq thotë se vëllai, kushëriri dhe xhaxhai i tij ishin të mobilizuar në ushtrinë serbe
Dëshmitari Zoran Stankoviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se vëllai ...
-
Arrestohen dy persona me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri kërkohej nga Polonia e tjetri nga Turqia
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti FAST-ILECU ka arrestuar në dy ditët ...
-
Kompania private hapësinore kineze lëshon tre satelitë në orbitë
Kina nisi tre satelitë komercialë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuqu...