Rozë

Flirt apo shoqëri e pastër, çfarë mendon Beniada për afrimitetin e shoqes së saj me Luizin

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 07 March 2023

Vetëm 3 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe modelja Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të komentuara. Kjo jo vetëm për shkak të hijeshisë së saj, por edhe prej afrimitetit me Luizin që duket paksa i çuditshëm.

Ky afrimitet po komentohet shumë si një flirt dhe jo një raport i sinqertë shoqëror.

Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

-Advertisement-

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy